Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Shënoi golin e sigurisë për Romën si zëvendësues, Kumbulla: Jap gjithçka për...

Shënoi golin e sigurisë për Romën si zëvendësues, Kumbulla: Jap gjithçka për...

11:53, 10/03/2023

Golat e Stephan Al Shaarawy dhe zëvendësuesit Marash Kumbulla i siguruan fitoren në shtëpi.

Rezultati 2-0 iu jep verdhekuqve të Mourinhos një avantazh të rëndësishëm përpara ndeshjes së kthimit në “San Sebastian”.

Mbrojtësi shqiptar i Romës, Marash Kumbulla, i dha skuadrës së tij një dorë të madhe për të siguruar një fitore shumë të nevojshme në ndeshjen e parë të 1/8 finale të “Europa League”, ndaj Real Sociedad.

Goli i qendërmbrojtësit shqiptar erdhi vonë, në pjesën e dytë, por ishte i mjaftueshëm për ta ndihmuar Romën të mbante kontrollin e ndeshjes.

Pas bilbilit të fundit, Kumbulla përshkroi ndjenjat e tij të festës përballë një “Curva Sud” të mbushur plot në “Stadio Olimpico”.

“Është një ndjenjë e pabesueshme, – tha shqiptari për “Sky Sport”. – Gjithmonë ka qenë qëllimi im të shënoj para ‘Curva’. Unë kisha shënuar nën ‘Curva Nord’, por kjo është krejtësisht ndryshe. Shpresoj që goli im do të na ndihmojë në ndeshjen e kthimit. Bëmë një paraqitje të mirë.

Forca jonë në mbrojtje buron nga i gjithë ekipi. Nuk jemi vetëm ne mbrojtësit apo mesfushorët, por edhe sulmuesit na japin një dorë të madhe, si dhe tifozët. Është e pamundur të mos japësh gjithçka me këta tifozë që na mbështesin. Gjithmonë kam punuar shumë. Ky jam unë, përpiqem të jap gjithçka me forcat dhe dobësitë e mia. Jam shumë i lumtur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco