Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Incident i frikshëm në ‘Olimpico’, tifozit spanjoll i këputet gishti

Incident i frikshëm në ‘Olimpico’, tifozit spanjoll i këputet gishti

11:20, 10/03/2023

Roma mposhti me rezultatin 2-0 Real Sociedadin në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Europës.

Por një incident i frikshëm i ka ndodhur një tifozi spanjoll në stadiumin “Olimpico”.

Sipas dëshmitarëve, ai ka qenë i dehur dhe në momentin e rrëzimit në shkallë ka humbur gishtin e dorës.

Ata shprehen se me shumë mundësi për shkak të unazës së martesës pasi dora mbeti e bllokuar në rrjetën metalike ndarëse.

Ishte pikërisht gruaja e tij që e gjeti gishtin e këputur, ndërsa policia mori menjëherë masa për ta transportuar në spital ku tifozi iu nënshtrua një ndërhyrjeje delikate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco