Prokuroria e Zvicrës mbyll hetimet për presidentin e FIFA-s

Prokuroria e Zvicrës mbyll hetimet për presidentin e FIFA-s

15:49, 09/03/2023

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës ka mbyllur hetimin kundër presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, në lidhje me fluturimin me një avioni privat nga Surinami në Zvicër në vitin 2017.

Hetimet kanë konfirmuar se udhëtimi i kryer nga zyra e Presidentit dhe departamenti i udhëtimit i FIFA-s ishte në përputhje me rregullat dhe rregulloret e FIFA-s, vendim që është në përputhje me vendimin e Komitetit të Etikës të FIFA-s në gusht 2020 për këtë rast.

Për më tepër, Prokuroria e Përgjithshme ka pranuar se mënyra e komunikimit në lidhje me këto lëvizje udhëtimi në atë kohë ishte plotësisht e justifikuar.

Pas këtij vendimi, shteti zviceran do të përballojë të gjitha shpenzimet lidhur me hetimin, ndërsa presidenti i FIFA-s vendosi gjithashtu të heqë dorë nga çdo kërkesë për dëmshpërblim.

Që nga fillimi i procedurave, presidenti i FIFA-s ka qenë plotësisht në dispozicion të autoriteteve zvicerane dhe shpreson se sistemi gjyqësor do të pranojë që administrata aktuale e FIFA-s ka kthyer faqen dhe tani është një organizatë e besueshme dhe e respektuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco