Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Osimhen: Herët a vonë do të luaj aty, është ëndrra e çdo futbollisti

Osimhen: Herët a vonë do të luaj aty, është ëndrra e çdo futbollisti

10:57, 02/03/2023

Sulmuesi i Napoli, Victor Osimhen, në një intervistë për “Corriere della Sera”, ka folur në lidhje me të ardhmen e tij. Ai ka komentuar zërat për një transferim të mundshëm në Premier League, madje që sezonin e ardhshëm.

“Mendoj se të luash në Angli dhe në Premier League është ambicja e çdo futbollisti. Kush e di… ndoshta një ditë. Mendoj se edhe unë një ditë do të luaj aty”, tha Osimhen, pa vendosur afate.

Sulmuesi nigerian pranon se është përqendruar vetëm te Napoli: “Në këtë moment, ju siguroj se nuk e shkoj aspak ndërmend idenë e transferimit. Do të më shpërqendronte dhe do të hidhja dëm një sezon të jashtëzakonshëm. Vetëm Napoli. Kaq!”.

Prej disa muajsh Osimhen është në qendër të merkatos së skuadrave “big” në Angli, ku në “pole” për ta marrë duket Manchester United. “Djajtë” po kërkojnë një sulmues goli dhe nigeriani duket zgjedhja e duhur, ndërkohë që kosto e tij është mbi 100 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco