Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Skandali i Barcelonës me arbitrat, Fabregas: Nuk iu besoj këtyre historive, më kanë hequr një titull me klubin

Skandali i Barcelonës me arbitrat, Fabregas: Nuk iu besoj këtyre historive, më kanë hequr një titull me klubin

22:31, 01/03/2023

Ish-mesfushori i Barcelonës, Çesk Fabregas, është ngacmuar në lidhje me skandalin më të fundit ku janë përfshirë katalanasit në lidhje me pagesat për gjyqtarët.

Fabregas që luajti për 3 vjet te Barcelona (2011-2014) ka folur për “El Larguero”, duke theksuar të kundërtën. Sipas tij pikërisht prej gjyqtarëve në muzeun e trofeve të Barcelonës mungon një titull kampion si në sezonin 2013-2014 për një gol gabimisht të anuluar të Mesit.

“Nuk i besoj shumë këtyre historive, sepse unë i kam jetuar historitë vetë. Mua dhe Barcelonës na kanë hequr një titull në vitin 2014 në favor të Atletikos. Mesit iu hoq një gol që ishte plotësisht i rregullt, pasi unë nuk e preka topin, por Huanfran”, tha mesfushori aktual i Komos në Serinë B.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco