Marotta kërkon rezultate nga Inzaghi: Objektivi është kualifikimi në Champions

Marotta kërkon rezultate nga Inzaghi: Objektivi është kualifikimi në Champions

18:17, 28/02/2023

 

Vendi i dytë që ishte një pronësi e Interit javën e kaluar, këtë javë është bërë një pronë edhe për Milanin. Zikaltrit nuk arritën dot të merrnin pikë në trasnfertë duke u mundur nga Bologna, ndërsa kuqezinjtë e Piolit triumfuan në shtëpi ndaj Atalantës dhe barazuan Interin me pikë.

Kjo gjë nuk po i pëlqen aspak drejtorit sportiv të Interit, Beppe Marotta. Ky i fundit i ka “tërhequr veshin” trajnerit Inzaghi me një mesazh të dhënë. “Objektivi i këtij sezoni është kualifikimi në Champions League.

Inzaghi është një trajner i ri i përgatitur mirë. Besimi tek ai nuk ka munguar kurrë. I kërkoj të gjithëve më shumë motivim dhe përqendrim që të mos harrojmë objektivin e këtij sezoni.” – u shpreh Marotta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco