Mblidhet Asambleja e Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër, miratohen vendime të rëndësishme

Mblidhet Asambleja e Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër, miratohen vendime të rëndësishme

17:41, 28/02/2023

Është zhvilluar këtë të martë në qytetin e Gjirokastrës Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës Rajonale të Futbollit në këtë rajon, për të diskutuar dhe për të marrë vendime të rëndësishme për mbarëvajtjen e aktivitetit futbollistik në Gjirokastër.

Punimet e kësaj Asambleje u ndoqën dhe u përshëndetën nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Envi Hicka, i cili garantoi mbështetjen e Federatës së Futbollit për zhvillimin e këtij sporti në Gjirokastër.

Në këtë Asamble u bënë diskutime konstruktive mbi implementimin e projekteve të Federatës Shqiptare të Futbollit siç janë dy projektet shumë të rëndësishme për zhvillimin e futbollit, ‘Uniforma Ime’ dhe ‘Topi Yt’.

Këto dy projekte të iniciuara nga Federata Shqiptare e Futbollit kanë pasur dhe vijojnë të kenë impakt të madh në këtë rajon.

Gjithashtu, anëtarët diskutuan edhe lidhur me investimet në infrastrukturën në këtë rajon, si edhe bashkëpunimin me qeverinë vendore për rritjen e mëtejshme të këtyre investimeve.

Një tjetër pikë e rëndësishme e rendit të ditës ishte edhe miratimi i miratimi i pasqyrave financiare, teksa u miratua edhe buxheti për vitin 2023 me grantet e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Gjithashtu, Asambleja e Shoqatës së Gjirokastrës përzgjodhi përmes votimit edhe delegatët që do ta përfaqësojnë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF.

Dy kandidaturat Sadik Sadiku, në cilësinë e kryetarit dhe Nertil Nebiaj e Edmond Hakarepi do të përfaqësojnë SHRF Gjirokastër në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së.

Për shkak të mungesës së kuorumit, nuk u bë i mundur ndryshimi i statutit dhe përjashtimet dhe pranimet në anëtarësinë e Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco