‘Kryqëzohet’ futbollisti i Realit, votoi Messin para Benzema për çmimin ‘FIFA The Best’

‘Kryqëzohet’ futbollisti i Realit, votoi Messin para Benzema për çmimin ‘FIFA The Best’

17:18, 28/02/2023

Kapiteni i Austrisë David Alaba, ka rënë pre e fyerjeve raciste në rrjetet sociale pasi zgjodhi të votonte për Lionel Mesin përpara shokut të skuadrës te Real Madridit, Karim Benzema, për çmimin FIFA Best 2022.

Alaba i dha 5 pikë Mesit, 3 Benzemasë dhe 1 Mbapesë.

Mbrojtësi gjithashtu përjetoi abuzime të neveritshme në profilet e tij në Twitter dhe Instagram, dhe shumë prej tyre kishin një aluzion racizmi.

Pas këtyre ngjarjeve Alaba u shpreh se voton kombëtarja e Austrisë dhe jo ai personalisht.

“Për sa i përket çmimit FIFA The Best: Kombëtarja austriake voton për këtë çmim si ekip, jo unë. Të gjithë në këshillin e ekipit mund të votojnë dhe kështu vendoset. Të gjithë e dinë, veçanërisht Karimi, sa e admiroj atë se çfarë bën. E kam thënë shpesh se për mua ai është sulmuesi më i mirë në botë dhe kështu është ende. Pa dyshim”, ka shkruar ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco