Milani kërkon të ndërtojë stadium të ri, CEO i Inter: Opsioni kryesor për ne mbetet 'San Siro”'

Milani kërkon të ndërtojë stadium të ri, CEO i Inter: Opsioni kryesor për ne mbetet 'San Siro”'

17:14, 28/02/2023

 

Historia e ndërtimit të stadiumit të ri të Interit dhe Milanit, duket se është lënë në hije pasi ka dalë një hipotezë e re. Në takimin e zhvilluar në Bashkinë e Milanos, klubi i Milanit është shprehur se dëshiron të ndërtojë një stadium vetë.

Përmes presidentit kuqezi, Paolo Scaroni, klubi shprehu zyrtarisht interesin e tij për të ndërtuar stadiumin e tyre në hipodromin e “La Maura”. Në këtë takim të zhvilluar mes dy klubeve në Bashkinë e Milanos, foli dhe CEO i Inter Alessandro Antonello.

“Për ne, opsioni kryesor mbetet stadiumi “San Siro” së bashku me Milanin. Nëse ata zgjedhin një stadium në një zonë tjetër, ne kemi një plan alternativ. Ne do të presim rezultatet e vlerësimeve të Milanit, pastaj do të takohemi përsëri dhe do të bëjmë një bilanc” – u shpreh Antonello.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco