Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

E trishtë, Christian Atsu u gjend i vdekur nën rrënoja

E trishtë, Christian Atsu u gjend i vdekur nën rrënoja

08:52, 18/02/2023

Trupi i futbollistit Christian Atsu është gjetur në rrënojat në qytetin turk Antakya 12 ditë pas tërmeteve të fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë, shkruajnë mediat turke, duke iu referuar njoftimit të menaxherit Murat Uzunmehmet.

Pak orë pas tërmetit u raportua se Atsu ishte gjetur dhe shtruar në spital, por dy ditë më vonë ky informacion u mohua.

Ishte 31 vjeç, ishte lojtar i klubit të ligës së parë turke Hatayspor dhe karrierën e tij si futbollist e nisi te Porto.

Image

Nga klubi portugez shkoi te Chelsea dhe si pjesë e klubit të famshëm anglez kaloi shumë kohë në huazim.

Në fund, ai u ble nga Newcastle dhe qëndroi atje nga viti 2016 deri në vitin 2021.

Atsu mbërriti në Turqi në fillim të këtij sezoni dhe një ditë para tërmetit ishte golashënuesi i vetëm në fitoren 1-0 të Hatayspor ndaj Kasimpas.

Kujtojmë, Atsu luajti 65 ndeshje për kombëtaren e Ganës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco