Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Rudiger: S’e kisha imagjinuar se do isha pjesë e historisë së Realit

Rudiger: S’e kisha imagjinuar se do isha pjesë e historisë së Realit

19:09, 13/02/2023

Reali i Madridit argëtoi tifozët në finalen e Botërorit për Klube, mposhti 5-3 Al Hilal dhe siguroi trofeun e radhës.

Kjo ishte kupa numër 31 që fitojnë “Los Blancos” me Florentino Perez president.

Antonio Rudiger po luan sezonin e parë në “Santiago Bernabeu”.

Pas fitimit të Superkupës së Europës, tani po shijon edhe trofeun e Botërorit për Klube.

“Jam i lumtur, shumë i lumtur. Është gjithmonë e veçantë të fitosh trofe me Realin e Madridit. Ky klub ka histori të madhe, këtu fitohen shumë trofe. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të isha edhe unë pjesë e historisë së Realit”.

Më pas, mbrojtësi gjerman u ndal edhe te Vinicius Junior, ylli i skuadrës së Carlo Ancelottit.

Sulmuesi brazilian ishte protagonist me dy gola dhe një asist në suksesin ndaj AL Hilal.

“Vinicius Junior? Çfarë të them për të… Mendoj se është e qartë se Vinicius është një futbollist shumë i veçantë. Ai është shumë i fortë. Për mua, ai është lojtari më i mirë në botë në lojën një kundër një”, u shpreh Rudiger.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco