VIDEO/ Uzuni është vetë Granada, sulmuesi kuqezi realizon dopietë dhe 'arratiset' në renditjen e golashënuesve

VIDEO/ Uzuni është vetë Granada, sulmuesi kuqezi realizon dopietë dhe 'arratiset' në renditjen e golashënuesve

09:33, 11/02/2023

Myrto Uzuni vijon të shkëlqej me fanellën e Granadës në La Liga 2 në Spanjë. Bomberi shqiptar rrëmbeu skenën mbrëmjen e djeshme në kampionat  teksa realizoi dopietë duke udhëhequr listën e golashënuesve me 17 gola.

Image

Uzuni zhbllokoi sfidën ndaj Tenerifes, teksa u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 6-të. Ndërkohë që në minutën e 82-të, ai kompletoi dopietën, po nga pika e bardhë e penalltisë, duke vulosur suksesin e skuadrës së tij 2-0.

Image

Talenti nga Berati është padyshim lideri i Granadës në këtë sezon, teksa me golat e tij po e ndihmon skuadrën bardhëkuqe që të rikthehet në elitën e futbollit spanjoll.

Image

Kjo është ndeshja e katërt radhazi që 27-vjeçari shënon në kampionat me Granadën si dhe dopieta e dytë në 3 ndeshje. Kujtojmë që Uzuni mungoi në 2 ndeshje ndaj Levantes dhe Ibizës për shkak të dëmtimit të pësuar. Një formë me të vërtetë e jashtëzakonshme!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco