Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Ish-drejtori sportiv analizon situatën e Milanit: Uroj që të mos e përzënë Piolin

Ish-drejtori sportiv analizon situatën e Milanit: Uroj që të mos e përzënë Piolin

10:26, 09/02/2023

Masimiliano Mirabeli, ish-drejtori sportiv i Milanit aktualisht në të njëjtën detyrë te Padova, foli për momentin e ekipit të Stefano Piolit.

Ai u shpreh se kjo krizë është normale dhe se Pioli nuk duhet të shkarkohet.

“Dëgjoj kritika për Piolin dhe Paolo Maldinin për të cilat nuk jam dakord. Ata kanë bërë dhe po bëjnë një punë të madhe. Është normale që një ekip me kaq shumë djem të rinj të ketë një rënie, por duhet kujtuar se Milani është në Champions, teksa edhe kampionati është ende i gjatë e ofron mundësi për të rimarrë veten.

Unë nuk bëj pjesë tek ata që kritikojnë kuqezinjtë. Nuk mund të kalosh nga lartësimi i Piolit te ta quash atë paaftë. Personalisht shpresoj që klubi të mos e largojë”, tha Mirabeli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco