Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Tragjedi në Brazil/ Autobusi plot me futbollistë të rinj bie nga ura, pesë të vdekur

Tragjedi në Brazil/ Autobusi plot me futbollistë të rinj bie nga ura, pesë të vdekur

10:42, 31/01/2023

Bota e futbollit në Brazil është goditur nga një lajm tragjik. Braziliania “O Globo” bëri të ditur se autobusi me futbollistët e rinj të klubit Vila Maria Helena ka pësuar një aksident të rëndë. Ngajrja ndodhi në një urë mbi lumin Angu, në provincën e Alem Paraiba, teksa lojtarët po ktheheshin nga një turne në Ubaporange, ku fituan vendin e parë.

Image

Fillimisht u raportua se katër persona u vranë dhe 29 u plagosën, por numri i të vdekurve u rrit më vonë në pesë. Autobusi po transportonte futbollistë të rinj në qytetin e Duque de Caxias dhe trupat ende nuk janë identifikuar. Mirëpo, mësohet se në autobus ndodheshin shoferi, anëtarë të stafit të trajnerëve dhe 28 futbollistë nën moshën 17-vjeçare.

13-vjeçari Kailon da Silva ishte mes futbollistëve që humbën jetën tragjikisht. Lajmin e ka konfirmuar kushërira e tij në Instagramin e saj. "Doja shumë që të ishte një gënjeshtër. Do të të dua përgjithmonë", ka shkruar ajo në një postim me një foto të Kailon të ri.

ImageImage

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco