Një video e drejtuesit të Al Nassr? Kam dhënë 200 milionë për Ronaldon dhe ai di vetëm të bërtasë siuuu

Një video e drejtuesit të Al Nassr? Kam dhënë 200 milionë për Ronaldon dhe ai di vetëm të bërtasë siuuu

09:56, 31/01/2023

Cristiano Ronaldo nuk e nisi mirë aventurën e tij në Arabinë Saudite. Skaudra e Al Nassr, ku 37 vjeçari luan, u mund në ndeshjen e Superkupës kundër Al-Ittihad me rezultat 3-1 dhe kështu humbi mundësin për të kaluar në finale dhe superylli portugez ishte objekt i kritikave për paraqitjet e tij.

Trajneri Rudi Garcia e kritikoi paraqitjen e CR7 pas ndeshjes, duke përmendur rastin që Ronaldo humbi në pjesën e parë, që sipas tij do të ndryshonte rrjedhën e lojës nëse do të ishte kthyer në gol dhe tani një video interesante është bërë virale, në të cilin dyshohet se është një nga drejtorët e klubit. Në të, pasaniku saudit ankohet, duke imituar festën e njohur të Ronaldos: “Kam shpenzuar 200 milionë për Ronaldon dhe ai di vetëm të thotë “siuuu”!

Kujtojmë se Ronaldo nënshkroi për AlNassr pasi u largua nga Manchester United para fillimit të Kupës së Botës në Katar për shkak të pikëpamjeve të shprehura në një intervistë me gazetarin britanik Piers Morgan. Ronaldo nuk mundi të pajtohej me vendimet e trajnerit, ndaj në një intervistë për të cilën nuk kishte lejen e klubit, sulmoi trajnerin, shokët e skuadrës dhe drejtuesit. Sipas disa burimeve, Al Nasr paguan 200 milionë euro në vit për CR7.

@dalu_cajamarca 🤣🤣🤣Estan enojadisimos😅 , siquiera agardezcan , que ya les sale el siuuuu….!!!#alnassar #alnassarfc #realmadridfc #arabiasaudita🇸🇦 #siuuuuu #cr7goat🐐 #cr7jr #ligaarabe🇸🇦 #cristianoronaldosfans1 #bichosiuuuuuuuu🐐🇵🇹 @نادي النصر السعودي #cristianoronaldoedit #humor #fyp #fyppppppppppppppppppppppp #shiu #comandante #teamocr7 #💀💀 #🐐🇵🇹 ♬ Love You So - The King Khan & BBQ Show

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco