Histori e mbyllur/ Zaniolo largohet natën nga Roma

Histori e mbyllur/ Zaniolo largohet natën nga Roma

22:15, 30/01/2023

Nicolo Zaniolo dhe Roma mund të konsiderohet tashmë një histori e mbyllur, madje e mbyllur në mënyrën më të keqe të mundshme.

Sulmuesi pret që në orët e ardhshme të njihet me klubin e ri ku do të vijojë karrierën, ndërsa faktin se lojtari nuk e respektoi sa duhet klubin që i besoi maksimalisht, nuk ia falin tifozët verdhekuq.

Këta të fundit arritën deri në pikën e fundit, duke u mbledhur në masë dhe duke e ofenduar e kërcënuar poshtë shtëpisë Nicolo Zaniolon.

Kështu, 23-vjeçari sipas asaj që raporton Sky Sport është detyruar të largohet natën nga kryeqyteti pa shkaktuar zhurmë teksa i është drejtuar vendlindjes së tij, Spezia.

Zaniolo do të presë në qetësi orët e fundit të merkatos ndërsa së fundmi nga profili i tij në rrjetet sociale ka larguar çdo lidhje me Romën duke u konsideruar kështu një lojtar i lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco