Erzeni dhe Vllaznia synojnë rikthimin te fitorja, publikohen formacionet zyrtare

Erzeni dhe Vllaznia synojnë rikthimin te fitorja, publikohen formacionet zyrtare

18:40, 30/01/2023

Erzeni pret Vllazninë në orën 19:00 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore.

Shijakasit vijnë në këtë përballje pas humbjes me Tiranën, ndërsa shkodranët pas humbjes me Bylisin.

Trajnerët Kapllani dhe Josa kanë hedhur në fushë më të mirët për të marrë 3 pikë të vlefshme në kampionat.

Erzeni pozicionohet në vendin e 6-të me 26 pikë ndërsa Egnatia në vendin e 3-të me 28 pikë.

Formacionet zyrtare

Erzeni: Xhika, Iljazi, Krasniqi, Kahrimanoviç,  Kriviçiç, Mehmeti, Alan, Peposhi, Ademi, Nonato, De Souza

Trajner: Xhevahir Kapllani

Vllaznia: Zogoviç, Smajli, Shehi,Heriç, Gurishta, Hakaj, Jonuzi, Alivoda, Hoxhaj, Balaj, Mala

Trajner: Mirel Josa

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco