E konfirmon presidenti Halili: Ismajlgeci largohet sot nga Tirana

E konfirmon presidenti Halili: Ismajlgeci largohet sot nga Tirana

19:11, 27/01/2023

Në Teatrin e Operas dhe Baletit po mbahet mbrëmja gala e më të “Mirëve të Vitit 2022” e organizuar nga FSHF.

Për “Sportnews” përpara nisjes së kësaj mbrëmje ka folur edhe presidenti i Tiranës, Refik Halili, ku ndër të tjera ka theksuar se Marsel Ismajlgeci do të largohet nga Tirana.

“Tirana do ketë pjesën e vet te çmimet, jemi ekip që kryeson dhe vjet fituam titullin. Ky event është organizim i shkëlqyer. Titulli i fundit ishte shumë i rëndësishëm, i kemi dhënë merita skuadrës. Jemi të kënaqur me kryesimin aktual, por kampionati është shumë i gjatë. Shpresoj të bëhet më e mira.

Kemi shumë pishmanllëk sa i përket Kupave të Europës. Ndoshta nuk ishim të përgatitur, pasi kishim ndërhyrje nga menaxherët. Ata u premtonin futbollistëve transferime të shpejta. 2-3 futbollistë ndoshta nuk dhanë maksimumin, duke menduar se do eliminoheshim shpejt. Shpresojmë ta rregullojmë për të ardhmen.

Surpriza? Sot largohet kapiteni Ismajlgeci, e falënderoj për kontributin. Një futbollist i akademisë shkon në një klub tjetër. Ndoshta do të kemi një afrim të shpejt, ndoshta nesër.

Objektivi? Duam të zerojmë të gjithë problemet e së kaluarës. Çdo gjë e kemi bërë kundrejt rregullave dhe dokumentacioneve. Të gjitha gjërat janë të pastra. Përqendrimi është tek skuadra, pasi tifozeria kërkon që gjithmonë të shkojmë te titulli kampion”, u shpreh kreu i klubit bardheblu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco