Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dumani për Berishën: Nuk po e hetoj unë

Arrestohet Dani Alves, dyshohet për sulm seksual në klub nate

Arrestohet Dani Alves, dyshohet për sulm seksual në klub nate

17:02, 20/01/2023

Futbollisti brazilian, Dani Alves, është arrestuar në Barcelonë nën dyshimet për sulm seksual në një klub nate.

Një grua e ka raportuar mbrojtësin 39-vjeçar më 30 dhjetor të vitit të kaluar se e kishte sulmuar seksualisht në një klub nate.

Ndërkaq, Alvesi shkoi në stacionin policor në Mossos D’Esquadra në Barcelonë të premten, për të dëshmuar kundër këtyre supozimeve.

“Nuk e di kush është ajo zonja. Ju shkoni në tualet dhe nuk pyesni se kush është aty. Unë kurrë nuk e kam pushtuar hapësirën e askujt. Si do t’ia bëj këtë me një grua apo vajzë? Jo, për Zotin!”, ka thënë Alves.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco