Po i afrohemi transferimit më të madh në historinë e Anglisë, argjentinasi është afër Chelsea-t

Po i afrohemi transferimit më të madh në historinë e Anglisë, argjentinasi është afër Chelsea-t

15:37, 03/01/2023

Mesfushori fantastik argjentinas Enzo Fernandez është afër  transferimit te Chelsea, që do të jetë transferimi më i madh në historinë e Premier League.

Fernandez, i cili shkëlqeu në Kupën e Botës në Katar dhe u bë lojtari më i mirë i ri i turneut, teksa tërhoqi vëmendjen e klubeve më të pasura dhe më të mëdha evropiane dhe do të vazhdojë karrierën e tij te Chelsea.

Sipas gazetarëve më të respektuar anglezë, Enzo Fernandez ka bërë marrëveshje me Chelsean, ka rënë dakord për pagën dhe të gjitha detajet e kontratës dhe dëshiron shumë të kalojë në Stamford Bridge.

Klubi londinez i dërgoi Benfikës një ofertë prej 135 milionë eurosh, që do të jetë transferimi më i madh në historinë e futbollit anglez.

Image

Gjatë kësaj kohe Fabrizio Romano raporton se negociatat e fundit mes dy skuadrave do të zhvillohen sot. Fernandez u kthye në stërvitje pasi fitoi Botërorin, por i tha klubit se donte të transferohej te Chelsea.

Dita e nesërme do të jetë vendimtare për zbardhjen e situatës dhe duket se nuk ka asnjë pengesë për një transferim historik.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco