Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Haaland nuk mjafton, Manchester City ngec në shtëpi me Evertonin

Haaland nuk mjafton, Manchester City ngec në shtëpi me Evertonin

18:50, 31/12/2022

Manchester City ndalet në shtëpi nga Evertoni dhe nuk shkon dot përtej barazimit 1-1 në ndeshjen e fundit të 2022-shit.

Erling Haaland shënoi golin e 21-të sezonal në minutën e 24-t, duke dhënë idenë e një ndeshjeje të lehtë për “Citizens”, por Gray barazoi në pjesën e dytë dhe skuadra nga Liverpooli më pas u mbrojt me fanatizëm, duke marrë një pikë.

Me këtë barazim, Manchester City shkon në kuotën e 36 pikëve, 4 më pak se Arsenali kryesues, që do të luajë ndeshjen e tij këtë mbrëmje dhe do të ketë mundësi të shkëputet edhe më shumë.

Ndalet edhe Newcastle, që nuk shkoi përtej barazimit pa gola ndaj Leeds United, ndërsa në sfidat e tjera, Fulham mposhti Southamptonin 2-1 dhe Crystal Palace triumfoi 0-2 në transfertën ndaj Bournemouth.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco