Në Arabi e bëjnë të kryer, Cristiano Ronaldo ka nënshkruar me Al Nassr

Në Arabi e bëjnë të kryer, Cristiano Ronaldo ka nënshkruar me Al Nassr

19:10, 30/12/2022

Mediat e Arabisë Saudite bëjnë me dije se Cristiano Ronaldo tashmë ka nënshkruar me Al Nassr. Sulmuesi portugez thuhet ka nënshkruar për dy sezone e gjysmë me klubin arab, raporton gazeta Al-Riyadh.

“Al-Nassr nënshkruan zyrtarisht me legjendën portugeze Cristiano Ronaldo për dy sezone e gjysmë”, shkruan e përditshmja Al-Riyadh.

Ylli portugez, 37 vjeç, ka qenë një lojtar i lirë që kur kontrata e tij me Manchester United u prish muajin e kaluar, teksa tashmë ka nënshkruar një kontratë milionëshe me klubin Arab. 37-vjeçari besohet se do të paguhet me 200 milionë euro brenda një sezoni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco