Presidenti i sapozgjedhur: Është koha që Brazili të fitojë sërish Kupën e Botës

Presidenti i sapozgjedhur: Është koha që Brazili të fitojë sërish Kupën e Botës

08:50, 19/11/2022

Presidenti i sapozgjedhur i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva është shprehur se ishte koha që Brazili të fitonte një Botëror tjetër – diçka që nuk e kanë bërë që nga turneu i vitit 2002 .

“Pas 20 vitesh, është koha që Brazili të fitojë sërish Kupën e Botës”, tha Lula, i cili mundi Presidentin Jair Bolsonaro në zgjedhjet presidenciale në tetor. 

Ai shtoi se “skuadrat kombëtare të rëndësishme nuk po shkojnë mirë”, Italia nuk është në turne dhe Cristiano Ronaldo “nuk po luan si 15 vjet më parë”.

“Pra, Brazili ka shumë më tepër shanse për të fituar këtë Kupë Botërore,” u shpreh Lula.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco