Collina paralajmëron futbollistët në Kupën e Botës: Prisni sanksione shumë të rënda

Collina paralajmëron futbollistët në Kupën e Botës: Prisni sanksione shumë të rënda

22:42, 18/11/2022

Presidenti i Komisionit të Arbitrave të FIFA-s, Pierluigi Collina, deklaroi se misioni i parë i arbitrave në Botëror do të jetë mbrojtja e lojtarëve dhe ata që bëjnë shkelje të rënda rrezikojnë sanksione shumë të rënda disiplinore.

"Kupa e Botës është turneu më i rëndësishëm në botë. Lojtarët më të mirë janë atje dhe do të ishte e tmerrshme nëse njëri prej tyre nuk mund të luante për shkak të një dëmtimi të shkaktuar nga një kundërshtar. Gjëja më e rëndësishme është të mbrojmë lojtarët. Nuk duam të shohim asnjë ndërhyrje që rrezikon lojtarët, përndryshe i presin sanksione shumë të rënda disiplinore, pra kartonë të kuq”, shpjegoi Collina në një konferencë për shtyp në Doha.

Ai siguroi gjithashtu se simulimet dhe reagimet e tepruara ndaj gjyqtarëve nuk do të pranohen dhe premtoi se gjyqtarët do të jenë shumë të kujdesshëm për kohën reale të lojës.

Kujtojmë se në Botërorin e Rusisë 2018 pati vetëm katër kartonë të kuq gjatë gjithë turneut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco