Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në një pallat në zonën e Astirit, zjarrfikësit në vendngjarje

Gati për miqësoren me Shqipërinë, Bonucci: Të rinjtë janë të talentuar dhe e kanë kuptuar çfarë do të thotë të...

Gati për miqësoren me Shqipërinë, Bonucci: Të rinjtë janë të talentuar dhe e kanë kuptuar çfarë do të thotë të...

17:44, 15/11/2022

Leonardo Bonucci do të jetë ”veterani” i përfaqësueses italiane në grumbullimin e nëntorit ku ajo do të përballet me Shqipërinë dhe Austrinë. Pikërisht para nisjes drejt Tiranës, mbrojtësi i cili ka regjistruar 118 ndeshje me fanellën e kaltër dhe tashmë mban shiritin e kapitenit, ka deklaruar se këto miqësore do ndihmojnë që të rinjtë të përshtaten më mirë me ekipin në një moment ndërrimi brezash.

Por njëkohësisht, Bonuçi ka pranuar se ka mbetur i çuditur duke parë se si futbollistët e Italisë ishin përshtatur në mënyrë perfektë me idenë e asaj që kërkohet në radhët e përfaqësueses italiane.

“Pikërisht se janë miqësore ka rëndësi qasja dhe sjellja. Kur nuk ka objektiva kjo mund të mungojë, por pikërisht se janë miqësore duhet të shkohet përtej, të jemi të fortë në sjellje e karakter, si ishte stërvitja e sotme. Për këtë jam çuditur shumë pasi ka shumë ndjenjë përkatësie dhe gatishmërie, të rinjtë janë të talentuar dhe e kanë kuptuar çfarë do të thotë të veshësh këtë fanellë.

Ajo që na çoi të fitonim Europianin ishte sjellja, entuziazmi, përkatësia dhe dëshira për të sakrifikuar për grupin. Pas Europianit ishin detaje të vogla që u humbën rrugës, u rrëzuam, tani pak nga pak po ngrihemi dhe këto miqësore duhet të jenë vazhdimësia e asaj që u bë me Ligën e Kombeve. Falë fitoreve arritëm në finale dhe tani na përket ne që të vazhdojmë në këtë rrugë”, ishin fjalët e Bonuccit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco