Lajmi i fundit

CIM PEKA LIVE/ Intervistë e pazakontë me Ilir Metën, ç'do ndodhë mes tij e Kryemadhit?

Publikohen mesazhet private, presidenti i UEFA-s për Florentino Perez: Ai është idiot dhe racist…

Publikohen mesazhet private, presidenti i UEFA-s për Florentino Perez: Ai është idiot dhe racist…

14:52, 23/05/2024

 

Gazeta dixhitale “The Objective” zbulon bisedat e vitit 2019 mes Aleksander Ceferin dhe presidentit të atëhershëm të Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF), Luis Rubiales, Në to, presidenti i UEFA-s e ofendon shumë keq presidentin e Real Madridit, Florentino Pérez.

Sipas këtij informacioni, Ceferin do t’i kishte dërguar Rubiales një mesazh në WhatsApp, duke iu referuar Florentinos me këto fjalë: “Ai është një idiot dhe racist!”

Mesazhi thuhet se u shkrua në një kohë kur marrëdhëniet ishin shumë të tensionuara për shkak të idesë së Florentino Perez për të krijuar një Superligë Europiane jashtë UEFA-s. Numri një i “Los Blancos” drejtoi një iniciativë që u prit shumë keq nga Ceferin, i cili do të kishte shkëmbyer përshtypjet me Rubiales, kreun e futbollit spanjoll në atë kohë.

“The Objective” thekson se biseda në fjalë ishte zhvilluar në anglisht dhe daton më 6 dhjetor 2019. Shkëmbimi i mesazheve në WhatsApp zbulon synimin e Rubiales për të ulur tensionin mes Florentino dhe Ceferin. “Florentino, Bartomeu dhe unë po përpiqeshim të gjenim një kandidat kundër Tebas, por mendoj se tani Florentino është kundër meje. Sidoqoftë, unë do të vazhdoj. Qëndrimi i UEFA-s është i sinqertë, – thekson presidenti i atëhershëm i RFEF në një tjetër mesazh në WhatsApp. – Ne jemi të fortë. Nëse dëshironi, unë mund të flas me Florentinon”.

Ai është gjithashtu në favor të përpjekjes për të ulur tensionet me presidentin e Real Madridit: “Nëse në Spanjë kam kundër Tebas dhe Florentinon, do të jetë e pamundur për mua. Florentino është shumë krenar”. Në përgjigje të këtij mesazhi, Ceferin thotë: “Edhe unë jam krenar, mos e harro. Nuk dua të flas me të. Do ta bëja vetëm për ty. Ai është idiot dhe racist! Mos i qetëso gjërat prej meje, nuk kam nevojë për të”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco