Serie A/ Juventusi e mbyll sezonin me fitoren ndaj Monzës

Serie A/ Juventusi e mbyll sezonin me fitoren ndaj Monzës

21:43, 25/05/2024

Juventus e mbyll sezonin me fitoren, ndërsa bindi me rezultatin 2-0 ndaj Monzës në javën e 38-të të Serie A.

Sfida e luajtur në “Allianz Stadium” rezultoi shumë e luftuar, me vendasit që zhbllokuan takimin në minutën e 26-të me Chiesën.

Vetëm dy minuta më pas Alex Sandro dyfishoi avantazhin e Juves, pas asistit të dhuruar nga Fagioli dhe bëri që fraksioni hapës të përfundonte me rezultatin 2-0.

Në pjesën e dytë nga të dyja skuadrat pati disa raste për të shënuar, megjithatë kjo përballje u mbyll me vetëm dy gola.

Si të mos mjaftonte rezultatin, në minutën e 90’ Monza mbeti me dhjetë lojtarë, pasi Zerbin u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin e tij në minutat shtesë në inferioritet numerik.

2-0 dhe Juventus e mbyll sezonin në vend të tretë në kuotën e 71 pikëve, teksa Monza e mbyll këtë edicion në vend të 12-të me 45 pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco