Luiza Gega shkëlqen në garat ndërkombëtare, fiton medalje ari në Kampionatin Ballkanik të Atletikës

Luiza Gega shkëlqen në garat ndërkombëtare, fiton medalje ari në Kampionatin Ballkanik të Atletikës

20:35, 25/05/2024

Tjetër garë dhe tjetër rezultat i madh për Luiza Gegën, e cila vijon të shkruajë historinë e atletikës shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Gega ka fituar medalje ari në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Izmir të Turqisë, falë një paraqitjeje të shkëlqyer në disiplinën e 3000 metrave me pengesa.

Kampionia kuqezi zhvilloi një garë dominuese, duke konfirmuar prej vitesh që mbetet e pakonkurrueshme në rajon.

Ajo regjistroi kohën 9:26.40, duke merituar vendin e parë, e shkëputur me rreth 20 sekonda nga ndjekësja më e afërt.

Një rezultat fantastik nga atletja shqiptare, e cila nesër do të kërkojë medaljen e arit edhe në garën e 5000 metrave.

Kujtojmë që Gega është gjithashtu e kualifikuar me normë edhe për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco