VIDEO/ Trajneri Daniele De Rossi për SYRI TV, zbulon nëse do të kthehet Marash Kumbulla te Roma

VIDEO/ Trajneri Daniele De Rossi për SYRI TV, zbulon nëse do të kthehet Marash Kumbulla te Roma

20:20, 25/05/2024

Dy vite më parë në Tiranë klubi roman ngriti trofeun e Konferencë League 2022. Cilat janë kujtimet e De Rossit në atë ditë?

Për pak jave merkato e Serie A italiane 2024-2025 hyn në ditët e saj më të nxehta.

Cili sektor i skuadrës kryeqytetase italiane ka më shumë nevojë?

Përgjigjet ekskluzivisht për gazetaren e Syri Tv, Alba Kepi, trajneri i Romës, Daniele De Rossi.

Skuadra e futbollit, Roma, luan këtë diel kundër Empolit ndeshjen e fundit të kampionatit të Seria A 2023-2024.

Pas fitores së kupës së Europa League nga Atalanta, e cila aktualisht renditet në vendin e 5, shpresa e lojtarëve dhe e tifozëve romanë, është që skuadra e tyre të mund të hyjë në Champions League sipas rregullave të reja të vendosura nga UEFA.

"Shpresojmë të arrijmë këtë objektiv që të gjithë e dëshirojmë shumë", shprehet De Rossi në konferencën për shtyp pak para se të niset drejt Empolit.

Më pas për gazetaren Alba Kepi, ai përgjigjet;

Mister De Rossi, ekzaktësisht 2 vite më parë, më 25 maj 2022 , AS Roma ngriti kupën e Conference League në Tiranë. Çfarë kujtoni nga ajo ditë?

Po vërtetë, sot janë plot 2 vite nga fitorja e kupës në Tiranë. Ishte magjike gjithçka në Tiranë atë mbrëmje, por në Romë jo dhe aq. Një miku ynë i ngushtë e romansit, pësoi një aksident të rëndë rrugor ndërsa po udhëtonte për në “Olimpico” për të ndjekur në maxi ekran ndeshjen. Për ne qe një moment i vështirë. Ai qëndronte 40 ditë në koma po ia doli e çdo 25 maj i bëjmë urime se shyqyr që shpëtoi jetën.

Marash Kumbullën sivjet e dërguat te Sassuolo. A do kthehet këtë sezon të ri të kampionatit në skuadrën e Romës? A është ai në planet e së ardhmes së Romës tuaj?

Marashin e kam parë pak. Kur unë mbërrita tek Roma ai ishte i dëmtuar. Merkato e janarit po mbyllej dhe ne menduam që ta çonim të luante e duhej të luante. Tani na duhet të vlerësojmë atë që është më e mirë për ne, më e mirë për Marash nëse i duhet të bëjë një eksperiencë tjetër për të luajtur më shumë minuta që i duhen për të rikuperuar veten Është një lojtar i rëndësishëm, që e duan lojtarët. Unë nuk e njoh mjaft mirë, por lojtarët më kanë folur fjalë të mira për të. Do të bëjmë vlerësimin tonë si për të gjithë të tjerët.

Po mbyllet një kampionat e për pak javë nis një tjetër. Cili sektor i Romës tuaj ka më shumë nevojë për t'u forcuar?

Për këtë është ende shpejt. Reparte për të riforcuar është shpejt sepse merkato të bën të ndryshosh mendim e varet nga ajo çfarë ndodh me skuadrën, nëse do duhet në mbrojtje apo në sulm. Varet nëse ikin dy lojtarë e duhen dy të tjerë në sektorë të ndryshëm. Është ende shpejt e nuk i dimë se ku kemi më shumë nevojë për sezonin e ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco