'Kemi shkruar historinë', Gasperini: E pabesueshme ajo që bëri skuadra në Europa League

'Kemi shkruar historinë', Gasperini: E pabesueshme ajo që bëri skuadra në Europa League

11:18, 23/05/2024

 

Atalanta shkroi historinë, duke fituar trofeun e parë europian, pas triumfit me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Bayer Leverkusen në finalen e Europa League në Dublin.

Pas ndeshjes, trajneri Gian Piero Gasperni u shfaq mjaft krenar dhe i lumtur për suksesin, teksa shpjegoi edhe arsyet pse kishte vendosur të luante me tre sulmues, duke befasuar gjermanët.

“Padyshim. Mendoj se kemi shkruar historinë, jo vetëm për triumfin, por edhe për mënyrën si fituam.

Kemi përsëritur ndeshjet që kemi bërë ndaj Liverpoolit dhe Sporting Lisbonës. E pabesueshme ajo që bënë këta djem. Do të mbetet gjatë në histori.

Luajmë shpesh me tre sulmues dhe sonte ishin të gjitha mundësitë për të luajtur në këtë mënyrë. Duhej të ishim të rrezikshëm, pasi në finale duhet të fitosh. E dinim që po t’i sulmonim, do t’i vinim në vështirësi dhe kështu ndodhi”, ka thënë Gasperini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco