Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ylli i Atletico Madrid tërboi fansat: Pas eliminimit nga Champions League, feston në nargjile dhe alkool

Ylli i Atletico Madrid tërboi fansat: Pas eliminimit nga Champions League, feston në nargjile dhe alkool

12:45, 29/10/2022

Futbollisti më i shtrenjtë i Atletico Madridit në historinë e klubit, Joao Felix, zemëroi tifozët e klubit pasi mori pjesë në një festë disa orë pas eliminimit të tyre shokues nga Liga e Kampionëve.

Atletico Madrid u dhuroi tifozëve të saj përvojën më të pakëndshme të mundshme. “Los Colchoneros”, në grupin në të cilin ishte favorit absolut, nuk arriti të shkonte më tej, teksa Club Brugge dhe Porto kaluan në fazën eliminatore të Champions League.

Felix pothuajse nuk ka luajtur kohët e fundit dhe të gjithë e kanë të qartë se ai nuk i ka justifikuar paratë e investuara prej 130 milionë eurosh që Atletico pagoi te Benfica.

Megjithatë, eliminimi nga Liga e Kampionëve nuk e pengoi që të kalonte çmendurisht disa orë pas ndeshjes dhe tifozët e klubit e fajësuan për këtë.

 

Mediat spanjolle, konkretisht “AS”, raportuan menjëherë informacionin dhe videon e Felix, i cili shfaqej me të dashurën dhe miqtë e tij dhe festonte me nargjile, alkool dhe bowling.

Gjithashtu, te Atletico Madrid nuk janë të kënaqur me Felix dhe me gjasë e presin sanksione të caktuara. Felix qëndroi me të dashurën dhe miqtë e tij deri në katër pas mesnate.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco