Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shakira shfaqet e përlotur në klipin e këngës së re që i referohet ndarjes nga Gerard Pique

Shakira shfaqet e përlotur në klipin e këngës së re që i referohet ndarjes nga Gerard Pique

14:48, 20/10/2022

Shakira ka publikuar këngën e saj të re “Monotonia” së bashku me Ozuna, dhe kjo këngë duket se zbulon arsyen e ndarjes së saj nga Gerard Pique, e cila u njoftua në fillim të këtij viti.

Hiti më i ri i këngëtarit është i mbushur me referenca për “narcizmi” dhe qëndrimin “e ftohtë” të një burri.

Në videon muzikore, Shakira mund të shihet duke ecur pa qëllim nëpër një supermarket përpara se të ndeshet me një dashuri të kaluar, e cila i gjuan në gjoks, duke i nxjerrë zemrën dhe duke krijuar një vrimë të madhe.

Videoja zyrtare për këngën, ku shfaqet kolumbiania e përlotur fillon me tekstin spanjoll që ajo e kishte zbuluar tashmë: “Nuk ishte faji yt, as i imi”.

“Ishte faji i monotonisë. Unë kurrë nuk thashë asgjë, por më lëndoi. E dija se kjo do të ndodhte”, thotë tutje ajo në këngë.

Ajo gjithashtu e përshkruan personin e paidentifikuar për të cilin po këndon si “i ftohtë si Krishtlindjet”.

“Ti më braktise për shkak të narcizmit, harrove atë që ishe dikur”, thotë ndër tjera teksti i këngës.

Mbrojtësi i Barcelonës, i cili është në vitin e 12-të në klub, konfirmoi gjithashtu lidhjen e tij me Clara Chia Marti disa muaj më parë.

Shakira foli për herë të parë muajin e kaluar në revistën Elle për ndarjen e saj Piquen, duke thënë se kishte pasur ditë kur ajo duhej të “marrë copat e mia nga dyshemeja”.

45-vjeçarja e ka përshkruar më parë muzikën e saj si një formë terapie.

Kënga del në të njëjtën javë kur u zbulua se Pique mund të detyrohet të veshë emrin e Shakirës në fanellën e tij të Barcelonës.

Marrëveshja e klubit spanjoll me Spotify, të cilët promovojnë artistë e mëdhenj dhe raportet sugjerojnë se Shakira mund të jetë e radhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco