Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Arrestohet sërish Mason Greenwood

Arrestohet sërish Mason Greenwood

12:34, 15/10/2022

Ylli i Manchester United, Mason Greenwood është arrestuar sërish pasi kishte kontaktuar me vajzën që e akuzoi për përdhunim.

 

Greenwood u arrestua në fund të janarit dhe kaloi tre ditë në paraburgim pasi ish e dashura e tij Harriet Robson e akuzoi atë për përdhunim dhe sulm fizik.

 

Më 3 shkurt, futbollisti 21-vjeçar u la i lirë me kusht deri në përfundimin e procedimeve, ndërsa sot policia e Manchesterit e arrestoi pasi dyshohet se kishte kontaktuar me Harriet, gjë që gjykata e ndaloi rreptësisht.

 

Për momentin nuk dihet se kur dhe nëse do të lirohet sërish nga paraburgimi.

 

Hera e fundit që i riu anglez luajti për United ishte më 22 janar në një ndeshje kundër West Ham.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco