Lajmi i fundit

Vrasja e çiftit të moshuarve në Dropull, tre persona shoqërohen në polici

Cassano shumë i ashpër ndaj Allegrit: Ta pranojmë, skuadra nuk e duron dot më

Cassano shumë i ashpër ndaj Allegrit: Ta pranojmë, skuadra nuk e duron dot më

09:11, 15/10/2022

Antonio Cassano njihet për mënyrën e drejtpërdrejtë në të shprehur edhe kur bëhet fjalë për të goditur personazhe të rëndësishëm në botën e futbollit. I fundit që ka përfunduar nën shënjestrën e barezit është trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri. Me bardhezinjtë që në këtë sezon po vuajnë formën dhe rezultatet e dobta, Cassano sheh si fajtorin kryesor pikërisht teknikun livornez për të cilin thekson se prej një viti e gjysmë po ia shpif me futbollin që aplikon.

“Më kujtohet që vjet Bremer ishte mbrojtësi më i mirë në Serie A ndërsa në këtë sezon nuk po e njoh. Allegri në Champions më pas bëri një “shpikje” dhe luajti me Ruganin. Ndeshjen e fundit Rugani e kishte luajtur para dy muajve, diçka e tillë nuk ka logjikë. Mungesat nuk mund të jenë alibi pasi po luan kundër Maccabit që nëse do të ishte pjesë e kampionatit italian, atëherë do të diskutonte mbijetesën.

Mes merkatos së janarit dhe asaj të veres, Juventus ka shpenzuar 200 milionë euro dhe Allegri flet për mungesa. Skuadra nuk e duron më, duhej të ishte shkarkuar pas eliminimit me Villareal sezonin e kaluar. Prej një viti e gjysmë na e shpif me futbollin e tij, nuk e kuptoj si del dhe flet më pas me atë arrogancën që e karakterizon.

Jemi në tetor dhe ai është jashtë të gjithë objektivave, duhet t’i rikthehet studimeve. Nëse Juventus vijon me këtë ritëm atëherë nuk do të renditet as në katër vendet e para. E kam të vështirë të mendoj që lojtarë si Vlahovic, Paredes, Bremer apo Alex Sandro të jenë kaq të dobët. Për mua është mbyllur një cikël, ndërsa Allegri vazhdon të theksojë se nuk mendon të tërhiqet duke konfirmuar se mendon vetëm për veten”, u shpreh Cassano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco