Harry Kane: Te Bayerni kam ardhur për të qëndruar për shumë vite, jo vetëm për një sezon

Harry Kane: Te Bayerni kam ardhur për të qëndruar për shumë vite, jo vetëm për një sezon

14:21, 02/05/2024

Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane deri më tani ka qenë protagonist te gjermanët, ndërsa ka shënuar 43 gola.

Sulmuesi anglez, i cili shënoi edhe në gjysmëfinalen e Champions League të martën kundër Real Madrid-it, siguroi të gjithë tifozët bavarezë për të ardhmen e tij.

“Unë jam këtu për të qëndruar shumë vite, nuk kam ardhur vetëm për një vit. Dua të luaj në ndeshje të shkëlqyera si ajo kundër ‘Los Blancos’, dua t’i përjetoj këto momente dhe nuk ka asgjë më të rëndësishme tani se të kthehem në Bernabeu javën e ardhshme dhe të triumfojmë atje”-deklaroi Kane. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco