Vrasja e çiftit të moshuarve në Dropull, tre persona shoqërohen në polici

Vrasja e çiftit të moshuarve në Dropull, tre persona shoqërohen në polici

17:11, 02/05/2024
A+ Aa A-

Tre persona janë shoqëruar gjatë mesditës së sotme nga Policia e Gjirokastrës në lidhje me krimin e dyfishtë ku kanë humbur jetën burrë e grua në fshatin Bodrishtë të Dropullit.

Burime nga policia lokale thanë se, tre personat e shoqëruar në lidhje me ngjarjen, janë dy banorë të fshatit ku humbën jetën Kosta Ilia 88 vjeç dhe Kleoniqi Ikia 84 vjeçe, si dhe një bari shtegtar i të imtave.

Shoqërimi i tyre është bërë në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për krimin brutal.

Policia e Gjirokastrës ndërkohë po hulumton për zbulimin e vrasësit të mundshëm duke u larguar nga pista dyshuese e krimit në familje.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco