Operacioni i SPAK/ Në pranga vëllai dhe djali i xhaxhait të deputetit të Ramës

Operacioni i SPAK/ Në pranga vëllai dhe djali i xhaxhait të deputetit të Ramës

10:59, 17/05/2024
A+ Aa A-

Në kuadër të operacionit të SPAK që po zhvillohet në disa qytete te vendit është lëshuar urdhër-arreste edhe për Armando dhe Elvis Ndrecën. Të dy janë vënë në pranga.

Armando Ndreca është vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca, ndërsa Elvisi është djali i xhaxhait të ligjvënësit socialist.

Pas arrestimit me bujë disa javë më parë, Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca u lirua nga qelia më 13 prill.

Pavarësisht se prokuroria e Lezhës kërkoi arrest me burg për Armando Ndrecën, vëllain e deputetit të PS, Eduart Ndreca, gjykata vendosi ta lirojë nga qelia duke u mjaftuar me caktimin e masës “detyrim paraqitje” ndaj tij.

Arrestimi i Armando Ndrecës mësohet se është bërë në kuadër të komunikimeve me telefon që ka pasur me dy të arrestuarit e tjerë Armel Nikduajn dhe Elvis Shpellzain, të cilët akuzohen se kishin kthyer një stan në “fermë kanabisi”.

Gjykata e vlerësoi si të paligjshëm ndalimin e Ndrecës, i cili sipas prokurorisë u bë me këmbënguljen e prokurorisë bazuar në përgjimet e bëra ndaj të arrestuarve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco