Alarmi për bombë në shkolla dyshohet se ishte pjesë e një sulmi kibernetik

10:38, 17/05/2024
A+ Aa A-

Zbardhen detaje në lidhje me e-mailin me përmbajtje të dhunshme dhe kërcënimet për bomba në shkolla, që mbërriti sot në disa adresa të disa komisariateve dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit.

Ka dyshime që e-maili është nisur elektronikisht përmes një sulmi kibernetik.

E-mail ka shkuar në adresën e disa shkollave në Tiranë. Një email që SYRI TV ka siguruar i është dërguar shkollës 'Katund i Ri'.

E-mail është dërguar mëngjesin e sotëm në orën 04:15 tek adresa 'shkolla.katundiri@yahoo.com'. Personi që e ka dërguar ka shkruar me përmbajtje të ekstremizmit fetar islamik duke kërcënuar këdo që do e pengojë, në qëllimin dhe targetin e tyre që mesa duket janë mësuesit, të cilët janë kërcënuar rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco