Vrasja e 40-vjeçares shqiptare, flet vëllai i viktimës: E kishte kërcënuar disa herë me thikë

Vrasja e 40-vjeçares shqiptare, flet vëllai i viktimës: E kishte kërcënuar disa herë me thikë

11:06, 17/05/2024
A+ Aa A-

Vrasja e 40-vjeçares shqiptare në Greqi nga bashkëshorti i saj pak metra larg shtëpisë, ka tronditur opinionin publik.  

Vëllai i Enkelejda Danajt, viktimës së sulmit me thikë, ka folur për ngjarjen e rëndë, duke thënë se e motra ishte shpesh pre e abuzimeve dhe kërcënimeve nga bashkëshorti Arben Danaj.

“Ai është i dhunshëm dhe ndërkohë që ka pasur tre denoncime, ka pasur mbi 40 incidente”. Ai e ka kërcënuar disa herë me thikë. Kur ajo ishte shtatzënë me fëmijën e parë, ia kishte futur kokën në zbardhues. Vazhdimisht kërcënonte edhe fëmijët, pinte shumë”.

Më pas ai thekson se gjithçka që familja e viktimës kërkon është drejtësi.

Në të njëjtën kohë, një dëshmitar nga një lokal thotë se autori 50-vjeçar ka mbetur pranë vendit të ngjarjes disa orë pas vrasjes së viktimës.

“E kemi parë autorin pas vrasjes, rreth orës 8, teksa kishte mbërritur policia dhe ambulanca, duke qenë pranë vendit të ngjarjes dhe duke parë se çfarë po ndodhte”.

Sot ai ka pranuar krimin e rëndë dhe pritet të dalë në prokurori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco