Goxhaj: Siguri e shtuar në zonat bregdetare, shpërthime të gazit me humbje jete

10:28, 17/05/2024
A+ Aa A-

Drejtor i Zjarrëfikëses në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj i ftuar në Kafe Shqeto ka folur në lidhje me shpërthimet e bombulave të gazit në familje ku thotë se kohët e fundit rastet janë shtuar ndjeshëm.

Ai tregon se më të prekura nga kjo janë zonat bregdetare, gjatë sezonin e verës.

“Po të shohësh në zonat bregdetare në vitet e fundit, në Velipojë dhe në Shëngjin ka ndodhur shpërthime të gazit ku ka pasur humbje më shumë se një jetë qytetari. Në zonat bregdetare përdorimi i gazit është për një kohë shumë të shkurtër dhe qytetarët nuk kanë informacion dhe nuk i zbatojnë rregullat e duhura teknike që të mos ndodhin këto shpërthime” tha Goxhaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco