Plagosje me thikë në Elbasan

Plagosje me thikë në Elbasan

10:46, 17/05/2024
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit ka bërë të ditur se një 58-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë. Nga të dhënat e para, si autor i kësaj ngjarje dyshohet të jetë një 63-vjeçar, i cili është vënë në pranga nga policia.

“Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin T. M., 63 vjeç, banues në Elbasan dhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Sh., 58 vjeç.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet këtyre 2 shtetasve, shtetasi T. M. ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin K. Sh., i cili është jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë)”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco