Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Forma e dobët dhe hedhja e shiritit të kapitenit, motra i del në krah Ronaldos dhe sulmon tifozët e Portugalisë

Forma e dobët dhe hedhja e shiritit të kapitenit, motra i del në krah Ronaldos dhe sulmon tifozët e Portugalisë

10:55, 29/09/2022

Katia Aveiro, motra e futbollistit Cristiano Ronaldo, ka dalë në mbrojtje të vëllait të saj pas kritikave nga tifozët portugez dhe mediat për ndeshjet e tij të fundit.
Ronaldo, i cili përfundoi në pankinën e Manchester United, humbi disa mundësi të mëdha në ndeshjet në të cilat luajti për Portugalinë nga minuta e parë.

Luzitanët mundën lehtësisht Çekinë, por humbën 1-0 me Spanjën. Pas ndeshjes së fundit, Ronaldo u sulmua në vendlindjen e tij, për formën e dobët dhe hedhjen e shiritit të kapitenit. Mirëpo kjo gjë ka tërbuar motrën e futbollistit që ka reaguar në Instagram.

"Kohët aktuale nuk më befasojnë aspak. Portugezët pështyjnë në pjatën që hanë, kështu ka qenë gjithmonë. Duhet t'u japim një dorë atyre që janë gjithmonë aty për Portugalinë e tyre. Por tifozët portugez janë të sëmurë, të vegjël, të pashpirt, budallenj... dhe gjithmonë mosmirënjohës”, ka shkruar motra e Ronaldos në një Story në Instagram.

Botërori i ardhshëm pritet të jetë i fundit për Ronaldon dhe ai shpreson të udhëheqë ekipin e tij në përpjekje për të arritur suksesin më të madh. Megjithatë, forma e tij e dobët ka bërë që disa njerëz të pyesin nëse ai duhet të vazhdojë të jetë titullar në ekip.

Për kujtesë, ylli portugez do të ketë mundësinë të ndryshojë historinë tashmë këtë fundjavë kur Manchester United të përballet me Manchester Cityn.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco