Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Superkompjuteri parashikon gjysmëfinalistët dhe finalistët e Kupës së Botës në Katar

Superkompjuteri parashikon gjysmëfinalistët dhe finalistët e Kupës së Botës në Katar

09:08, 29/09/2022

Parashikimet e superkompjuterëve kanë qenë gjithmonë interesante dhe bazohen në përdorimin e një sërë tregjesh informative. Këtë herë në fokus ka qenë Botërori në Katar, teksa superkompjuteri ka parashikuar kalendarin e plotë. Shanset më të mira për të luajtur në finale kanë Brazili dhe Franca, dy favoritët që do të luanin kundër njëri-tjetrit duelin e shumëdëshiruar.

Sipas superkompjuterit , disa skuadra shumë cilësore nuk do të kalojnë fazën e grupeve. Polonia, SHBA, Japonia, Serbia, Kanadaja, Kameruni apo Gana nuk do ta kalonin grupin.

Superkompjuteri parashikon se në gjysmëfinale do të luajnë Argjentina, Brazili, Belgjika dhe Franca dhe në finale do të luajnë brazilianët dhe francezët. Është Brazili që do të shpallet kampion bote dhe kjo kombëtare është favoritja më e madhe sipas të gjitha statistikave.

Së fundi, vlen të shtohet se Anglia parashikohet të ketë një tjetër fund të dhimbshëm dhe rënie në çerekfinale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco