Frederik Veseli bëhet me trajner të ri, Benevento zyrtarizon kampionin e botës

Frederik Veseli bëhet me trajner të ri, Benevento zyrtarizon kampionin e botës

16:00, 21/09/2022

Frederik Veseli zyrtarisht me trajner të ri. Kampioni i Botës në vitin 2006 dhe fituesi, Topit të Artë, Fabio Cannavaro, ka marrë drejtimin e Beneventos. Njoftimi është bërë nga vetë klubi i Sërisë B në fazën zyrtare të tij.

“Benevento ka kënaqësinë të njoftojë se rolin e menaxherit teknik të ekipit të parë ia ka besuar zotit Fabio Cannavaro.

Tekniku do të prezantohet për shtypin nesër (e enjte, 22 shtator), në orën 17.00, në Palazzo Paolo V në Benevento.”

Fabio Cannavaro merr vendin e Fabio Casertas, që largua pas dy humbjeve radhazi me Cagliarin dhe Brescian. Benevento renditet në vendin e 13-të me 7 pikë, pas gjashtë javëve të parë. Synimi i skuadrës së Veselit është rikthimi në Serinë A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco