Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Goli spektakolar i Haaland, Guardiola: Më kujtoi Cruyff dhe Ibrahimovic

Goli spektakolar i Haaland, Guardiola: Më kujtoi Cruyff dhe Ibrahimovic

19:45, 15/09/2022

Erling Haaland shënoi një gol spektakolar, me të cilin i dha fitoren 2-1 Manchester City-t në ndeshjen ndaj ish-skuadrës së tij, Borussia Dortmund.

Haaland ngriti këmbën sipër kokave të kundërshtarëve për të dërguar në rrjetë krosimin e Cancelos, duke mahnitur jo vetëm tifozët, por edhe trajnerin e tij, Pep Guardiola, i cili pas ndeshjes e krahasoi me dy legjenda të futbollit.

“Goli i Haaland më ka kujtuar legjendarin Johan Cruyff, me një gol që i shënoi Atletico Madridit. Gol shumë i bukur. Më kujtoi edhe mikun tim Ibrahimovic, që mund ta ngrejë këmbën deri në traversë. Edhe Erling Haaland e bën këtë, është elastik dhe fleksibël”, tha trajneri spanjoll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco