Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

U mundën nga Brugge në Champions, familja e trajnerit portugez përjeton momente tmerri/ Tifozët godasin makinën me…

U mundën nga Brugge në Champions, familja e trajnerit portugez përjeton momente tmerri/ Tifozët godasin makinën me…

14:55, 14/09/2022

Makina me familjen e trajnerit të Porto-s, Sergio Conceicao , u qëllua me gurë të martën në mbrëmje teksa po largohej nga stadiumi “Dragao” pas humbjes së rëndë të klubit portugez (4-0) kundër Brugge në Ligën e Kampionëve, raportuan mediat në Portugali këtë të mërkurë.

Sipas të përditshmes sportive “Record”, automjeti në të cilin ndodheshin bashkëshortja e trajnerit 47-vjeçar dhe dy djemtë e tij është shënjestruar nga një grup tifozësh teksa ai po largohej nga stadiumi.

Image

Tifozët thyen me gurë xhamat e makinës dhe ofenduan pasagjerët e saj, por pa i lënduar, raporton shtypi portugez.

Conceicao është në sezonin e tij të gjashtë në pankinën e Portos, teksa e ka udhëhequr ekipin në fitimin e tre kampionateve, tre Superkupave të Portugalisë dhe dy Kupa të Portugalisë.

Ai do të drejtojë rregullisht stërvitjen e sotme, pavarësisht frikës së madhe për familjarët.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco