Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Fituan në ‘Allianz Arena, flet Nagelsmann: Barcelona luajti mirë, por ndeshjen e vendosi…

Fituan në ‘Allianz Arena, flet Nagelsmann: Barcelona luajti mirë, por ndeshjen e vendosi…

14:30, 14/09/2022

Bayerni kaloi edhe Barcelonën dhe tani e ka të shtruar rrugën për ta mbyllur në vendin e parë në grup në Champions League. Pasi mundën Interin në Milano, kampionët e Gjermanisë kanë mundur Barcelonën në “Allianz Arena” në një takim që nuk ka qenë dhe aq i lehtë sa tregon rezultati.

Bavarezët kanë vuajtur jo pak në pjesën e parë, por dy gola në 45 minutat e dyta i kanë mjaftuar skuadrës së Nagelsmann-it për të siguruar fitoren dhe 3 pikët e radhës. Duke folur pas ndeshjes trajneri i Bayernit nuk e ka fshehur kënaqësinë për suksesin e arritur. Ai ka vënë në dukje eficiencën e skuadrës së tij në një takim kaq delikat.

“Jam i kënaqur nga rezultati, pasi kjo na jep një avantazh të mirë në grup. Nuk ishte një ndeshje e lehtë. Ne e dinim se Barcelona është përforcuar ndjeshëm dhe kjo u pa qartë në fushë.

Por përsëri ditëm të konkretizonim mundësitë tona. Besoj se në këtë fitore diferencën e bëri eficienca jonë. Kjo është mjaft pozitive”, ka thënë trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco