Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II, precedenti më i madh i krijuar në futboll, tifozët e Bayernit në protestë

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II, precedenti më i madh i krijuar në futboll, tifozët e Bayernit në protestë

12:55, 14/09/2022

UEFA ka konfirmuar se himni i Ligës së Kampionëve nuk do të luhet para ndeshjeve që do të zhvillohen në tokën britanike këtë javë, siç ishte para ndeshjes së Liverpool-it me Ajax-in të martën, dhe kjo do të përsëritet për tri ndeshjet e mbrëmjes së sotme.

UEFA ra dakord për një precedent të pazakontë për shkak të vdekjes së mbretëreshës më jetëgjatë të Britanisë, Elizabeth II, dhe pas takimit në Anfield, himnet nuk do të luhen edhe në ndeshjen mes Glasgow Rangers dhe Napolit, e cila madje u shty me 24 orë, për të njëjtën arsye.

Kështu, shtëpia ombrellë e futbollit evropian ka vendosur që himni i Ligës së Kampionëve të mos luhet në ndeshjet në Britani, të mos ketë flamuj në qendër të fushës, të mos ketë rekuizita, maskota, mesazhe paqeje, madje edhe sponsorat janë ndaluar. Të gjitha për shkak të vdekjes së mbretëreshës dhe zisë në ishull.

Madje Rangers kërkoi që në vend të himnit të Champions League të këndohej himni i Britanisë së Madhe, por UEFA e hodhi poshtë këtë propozim.

E njëjta gjë vlen edhe për duelet mes Manchester City dhe Borussia Dortmund si dhe Cheslea-t dhe Salzburg, të cilat do të fillojnë me një minutë heshtje.

Image

Në të njëjtën kohë, tifozët e Bayernit në ndeshjen kundër Barcelonës në shenjë proteste i dërguan një mesazh të ashpër UEFA-s, që krijoi precedentë të pazakontë për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II dhe kërkuan që tifozët të respektohen më shumë.

“Shtyrja e ndeshjeve në momentet e fundit dhe pezullimet për shkak të një vdekjeje mbretërore?! Respektoni tifozët!”, kanë shkruar tifozët e Bayernit.

Për shkak të shtyrjes së ndeshjes ndërmjet Rangers dhe Napolit, tifozët miq janë ndaluar të udhëtojnë drejt Britanisë dhe UEFA gjithashtu ka konfirmuar se tifozët e Rangers nuk do të lejohen të udhëtojnë në Itali për ndeshjen e dytë kundër Napolit për të siguruar që të dy klubet dhe të dy grupet e tifozëve të trajtohen në mënyrë të barabartë.

Po ashtu, u konfirmua se ndeshja e Europa League mes Arsenalit dhe PSV-së, e cila ishte dashur të luhej të enjten, është shtyrë për në 20 tetor.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco