Champions League/ Milan dhe Juventus në kërkim të fitores, Haaland pret ish-klubin e tij në ‘Etihad’

Champions League/ Milan dhe Juventus në kërkim të fitores, Haaland pret ish-klubin e tij në ‘Etihad’

12:34, 14/09/2022

Me ndeshjet e mbrëmjes së sotme do të kompletohet java e dytë e Ligës së Kampionëve.

Në “San Siro” do të luhet dueli mes Milanit dhe Dinamo Zagrebit. Kampionët e Italisë janë favorit të mëdhenj, por blutë mundën në mënyrë spektakolare Chelsean në startin e Champions League dhe u dërguan mesazh të gjithëve në grup se nuk do të jetë një detyrë e lehtë siç mund të pritej në fillim.

Milani barazoi me Salzburgun në ndeshjen e parë dhe nuk mund të gabojë sërish nëse nuk dëshiron ta vendosë veten në një pozitë të pakëndshme kur bëhet fjalë për kalimin në 1/16 e Champions League.

Interesant do të jetë edhe dueli mes Juventusit dhe Benfica-s, ku edhe klubi italian nuk ka të drejtë të gabojë pas humbjes me PSG-në në turin e parë dhe ndeshjeve shumë të dobëta në fillim të sezonit të ri të Serisë A.

Erling Haaland u transferua nga Borussia Dortmund te Manchester City këtë verë dhe shkëlqeu menjëherë, teksa sonte do të ketë mundësinë të vazhdojë serinë e tij të pabesueshme të golave ​​kundër ish-klubit të tij.

Kampioni aktual i Europës, Real Madrid është favorit ndaj Leipzig-ut, ndonëse gjermanët kanë ditur të befasojnë edhe më të fortë se ata, ndaj nuk ka dyshim se do të luajnë hapur në Santiago Bernabeu.

Gjithashtu, sot, do të luhet edhe sfida e prapambetur mes Rangers dhe Napolit, e cila u shty pas zisë në Britani pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II.

Liga e Kampioneve:

Grupi A:

Liverpool - Ajax 2:1

21:00 Rangers - Napoli

Tabela:

Image

Grupi E:

18:45 Milan – Dinamo Zagreb

21:00 Chelsea - Red Bull Salzburg

Tabela:

Image

Grupi F:

18:45 Shakhtar - Celtic

21:00 Real Madrid – Leipzig

Tabela:

Image

Grupi G:

21:00 Copenhagen – Sevilla

21:00 Manchester City – Borussia Dortmund

Tabela:

Image

Grupi H:

21:00 Juventus – Benfica

21:00 Maccabi - PSG

Tabela:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco