Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Ten Hag: Do jem shoku i Ronaldos... dhe mësuesi i tij

Ten Hag: Do jem shoku i Ronaldos... dhe mësuesi i tij

10:01, 05/09/2022

Erik ten Hag ka nisur të shijojë frytet e para të punës së tij në “Old Trafford”.

Manchester United po funksionon dhe ai vlerësoi shpirtin dhe mentalitetin e skuadrës pas triumfit 3-1 ndaj Arsenalit.

“Jemi të gëzuar dhe kënaqur nga fitorja, por edhe paraqitja kundër një skuadre shumë të mirë. Arsenali luajti me të vërtetë mirë. Por shpirti i skuadrës sonë, pas zhgënjimeve që patëm, është i shkëlqyer dhe tregon mentalitetin tonë. Jemi përmirësuar në këtë pikë.

Në skuadër kemi karakteret e duhura dhe tani duhet vetëm të bashkëpunojmë, të menaxhojmë zhgënjimet dhe përmirësohemi. Duhet të qëndrojmë të qetë dhe luajmë ndeshjen tonë.

Mund ta shihni që Arsenali është më shumë kompakt, por shpirti ynë solli fitoren. Mund të bëjmë më mirë me presingun”, tha trajneri holandez për “Sky Sports”.

Ai u ndal edhe te loja e Rashfordit dhe debutimi i Antonit: “Që të dy luajtën shkëlqyeshëm, ishin një kërcënim i vazhdueshëm. Unë e di që në sulm jemi të fortë, kemi lojtarë krijues dhe të shpejtë.

Kjo është hera e parë që ata luanin së bashku dhe ishte një lojë e shkëlqyer për ta parë”.

Cristiano Ronaldo e nisi sërish nga stoli, ndërsa pak orë përpara ndeshjes, gjatë një interviste për “Sky Sports”, Ten Hag shpjegoi situatën me sulmuesin portugez, për të cilin ai ka plane të mëdha këtë sezon:

“Unë do të jem shoku i tij, ndonjëherë do të jem mësuesi i tij. Varet nga situata. Siç të gjithë e dimë, ai nuk bëri fazë përgatitore. Suksesi i tij varet në përshtatjen e mekanizmave të skuadrës. Nëse do të bashkëpunojë në lojën me dhe pa top, atëherë do të shkojë gjithçka mirë. Pjesa tjetër është gjendja fizike”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco